Abdixhiku: LDK-ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, por do të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media tha se LDK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës, por do të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit.

Abdixhiku i tha LVV-së ta formojë vetëm Qeverinë dhe të udhëheq ekzekutivin, ndërsa për presidentin tha se duhet të zgjidhet në bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare. “Le ta zgjedhim të gjithë bashkë të gjitha partitë politike shqiptare, ato që duan të participojnë presidentin që e mbron Republikën dhe Kushtetutën dhe le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës.

LVV-ja le ta formojë dhe udhëheq Qeverinë me 61 deputetët e koalicionit të saj, le ta kenë të gjithë ekzekutivin”, tha ai.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *