Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po protestojnë për të drejtën e tyre themelore për t’i nënshtruar Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Në një deklaratë, AARC thekson se mos lejimi i provimit në gjuhën shqipe është një shkelje e drejtave të garantuara nga korniza kushtetuese dhe ligjore e shtetit.
Organizata po ashtu shpreh zhgënjimin me politikanët shqiptarë për mungesën e veprimtarisë në këtë çështje.
AARC përcjell një mesazh shqetësues edhe në adresë të politikës shqiptare në RMV dhe aludon në rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore pa politizim.
