Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për deklaratat e tij rreth numrit të votave që nevojiten për zgjedhjen e presidentit.
Bajrami kritikon qasjen e Kurtit duke thënë se ‘Në vitin 2021, as nuk i kanë pasë 80 vota të sigurta, as kandidatja s’ka qenë konsensuale’.
Ajo shprehet se kjo qasje rrezikon bllokada të reja. ‘Të mjerët ne kush po na udhëheqë!
Uroj ta kuptojmë sa më parë.’, shton Bajrami.





