Belgjika ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke siguruar kështu kualifikimin në play-offin e Ligës së Kombeve, ndërsa Franca gjithashtu ka avancuar.
Grupi A1 ka qenë më i apasionuari në këtë kompeticion, ku në xhiron finale, Italia pësoi një gabim të rëndësishëm dhe kështu mbeti jashtë, pavarësisht se vetëm tri ditë më parë ishte lider i grupit.
Belgjika e zhvilloi një ndeshje mbresëlënëse në shtëpi, duke e mposhtur Italinë me rezultatin 4-1.
Italia e filloi ndeshjen mirë, duke kaluar e para në epërsi me një gol të bukur nga Pio Esposito (12’).
Megjithatë, tri minuta më vonë, Charles de Ketelaere arriti ta barazojë rezultatin (15’).
Nathan Ngoy e përmbysi epërsinë për Belgjikën, pasi shfrytëzoi një top të kthyer (22’), ndërsa Jeremy Doku shënoi golin e tretë me një goditje solo (26’).
Belgjika dominonte në këtë përballje dhe Diego Moreira, i asistuar nga De Bruyne, vulosi fitoren me golin e katërt (80’).
Me këtë fitore, Belgjika avancoi si e dyta me 12 pikë, ndërsa Italia përfundoi këtë cikël si e treta me 10 pikë.
Në anën tjetër, Franca arriti një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Turqisë me rezultatin 2-1.
Emirhan Topcu shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin nga goditja nga këndi, duke i dhënë epërsinë Francës (49’).
Katër minuta më vonë, Arda Guler barazoi rezultatin, por festa iu ndal pas ndërhyrjes së VAR-it që e anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Eli Junior Kroupi shënoi golin vendimtar pas asistimit të Cherkit (80’).
Turqia arriti të shënojë një gol nderi nga Bardakci, i cili e goditi me kokë pas harkimit të Guler (90’).




