Këngëtarja e njohur Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë.
Në një pyetësor të hapur në Instastory, ajo u përgjigj pozitivisht kur u pyet nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë.
Megjithatë, Loredana theksoi se këtë herë dëshiron që gjithçka të jetë ndryshe, duke vënë në plan të parë ambientin familjar në të cilin do të rritej fëmija.
Ajo shprehu dëshirën që fëmija i saj i dytë të rritet mes dashurisë, sigurisë dhe paqes, me dy prindër që kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin.
Këngëtarja kujtoi gjithashtu vështirësitë që ka përjetuar në marrëdhënien e saj të mëparshme, duke theksuar se nuk do të dëshironte që një fëmijë tjetër të kalonte nëpër të njëjtat përvoja. “Me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe”, ishte mesazhi me të cilin Loredana përmbylli përgjigjen e saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




