Tracy Pollan, bashkëshortja e aktorit Michael J.
Fox, ndau se si çifti arrin të mbetet pozitiv përballë betejës së tij me sëmundjen e Parkinsonit dhe çfarë i jep atyre lumturi çdo ditë.
Pollan e mbështeti Fox-in në galën bamirëse të fondacionit të tij në Nju Jork, ku diskutoi me revistën People për mënyrën se si po përballen me këtë sfidë. “Mendoj se duhet të ecësh ditë pas dite.
Duhet të shikosh atë që ke përpara dhe të qëndrosh në moment, dhe nëse ai moment është i duhuri, je aty,” tha Pollan.
Ajo theksoi se pavarësisht shijeve të ndryshme në libra dhe në atë që shikojnë, ajo dhe Fox, të martuar që nga viti 1988, gjithmonë gjejnë kënaqësi në vaktet që kalojnë së bashku.
Gala “Një gjë qesharake ndodhi gjatë rrugës për të kuruar sëmundjen e Parkinsonit” u mbajt për herë të 26-të në hotelin Waldorf Astoria.
Të ardhurat e mbledhura shkojnë për kërkimin mbi sëmundjen e Parkinsonit dhe përpjekjet për të gjetur një kurë.
Prezantuesi i mbrëmjes ishte Denis Leary, dhe artistët John Mayer dhe Brad Paisley performuan për publikun, ndërsa komedianët Josh Johnson dhe Tom Papa ofruan argëtim.
Pollan theksoi rëndësinë e kësaj galle, e cila feston punën e fondacionit dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar për më shumë se 20 vjet, duke siguruar që paratë e mbledhura shkojnë direkt për shkencëtarët. “Po shohim vërtet shumë përparim,” përfundoi ajo.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




