Skautët e Barcelonës thuhet se kanë qenë të pranishëm gjatë miqësores së Argjentinës kundër Uruguait në stadiumin La Bombonera në Buenos Aires.
Sipas mediumit Diario Sport, dy lojtarët që kanë tërhequr vëmendjen janë qendërmbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez dhe sensacioni i ri i Uruguait, Juan Rodriguez.
Gjigantët katalunas po i japin përparësi përforcimeve mbrojtëse në janar, dhe Martinez është një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave të tyre.
Ai është nën vëzhgim të ashpër për përformancat e tij të çrregullta te Manchester United këtë sezon; megjithatë, ai mbetet një opsion tërheqës për Barçën për shkak të përvojës, talentit të tij të klasit botëror dhe stilit të lojës.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ardhja e Mauricio Pochettinos si trajner i ri i Manchester Unitedit në të ardhmen e Martinez. 28-vjeçari luajti të gjithë ndeshjen në humbjen 2-1 të Argjentinës ndaj Uruguait.
Ndërkohë, Rodriguez është një nga talentet më emocionuese që po shfaqen në skenën e Cagliarit këtë sezon.
Ai ka luajtur si titullar në të 11 ndeshjet e Serie A dhe krenohet me pasime të forta sulmuese dhe numra mbrojtës.




