Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sot (e shtunë) me Izraelin në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Dardanët do të jenë nikoqir të izraelitëve në ndeshjen e cila është paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Ekipi i trajnerit Franco Foda po kalon një moment pozitiv falë disa prurjeve të reja dhe ka për qëllim ta shfrytëzojë terrenin vendas për të siguruar një fitore, e cila do t’i garantonte qëndrimin në Ligën B dhe do ta mbante në garë për pozitat 1 dhe 2.
Nga ana tjetër, mysafirët nuk janë në formën e tyre më të mirë, por do të përpiqen të krijojnë probleme për Dardanët, me shpresën për të mbetur në garë për qëndrimin në Ligën B, pasi renditen të fundit me vetëm 2 pikë.




