Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ka shprehur dëshirën e saj për t’u emëruar si të dërguar e Bashkimit Evropian për negociatat që kanë si qëllim t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Ajo argumenton se, si shefe e politikës së jashtme, është përgjegjësia e saj të marrë përsipër këtë detyrë me një rëndësi të madhe.




