temp image 1053 temp image 1053

Deputeti Ismaili kërkon shkarkimin e drejtorit të SHSKUK për mungesën e barnave onkologjike

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) për shkak të mungesës së barnave onkologjike.

Ai i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të marrë masa ndaj drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizit, duke e larguar atë nga pozita. “Drejtorin e SHSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty.

Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve,” ka deklaruar Ismaili.

Ai ka theksuar se gjendja në SHSKUK është katastrofale dhe ka pretenduar se përgjegjësit po mbrohen nga politika. “Kuptojeni drejtë, situata në sektorin e shëndetësisë, ku ministrat dalin dhe lavdërohen pa marrë përgjegjësi, nuk është e tillë që, nën hundën e Parlamentit dhe Qeverisë, dikush të ketë pushtetin të abuzojë me kontrata dhe të jetë i mbrojtur politikisht.

SHSKUK-ja është në gjendje katastrofale.

Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim.

Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -