Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka konfirmuar se Roy Revivo dhe Manor Solomon po i nënshtrohen testeve mjekësore.
Ai ka theksuar se përballja me Dardanët do të jetë e rëndësishme dhe se dy përfaqësueset kanë një nivel të ngjashëm.
Ben Shimon në konferencën për shtyp ka bërë të ditur se futbollistët kryesorë, Revivo dhe Solomon, janë në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.
Ai ka shpjeguar se të dy po kalojnë nëpër teste mjekësore dhe vendimi për gjendjen e tyre pritet të merret më vonë. “Revivo dhe Solomon janë duke u testuar për ta parë situatën.
Do ta dimë gjendjen e tyre më vonë,” ka thënë fillimisht Ben Shimon.
Gjatë konferencës, ai ka diskutuar edhe për përballjen me Dardanët, duke vlerësuar se të dy përfaqësueset kanë nivel të afërt dhe se pret një ndeshje interesante. “Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt.
Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje.
Sa u përket rezultateve, nuk bazohemi në histori.
Kosova ka ekip të mirë, por do të shohim nesër,” përfundoi përzgjedhësi izraelit.




