temp image 1045 temp image 1045 scaled

Fatjona Kasapi Starton Me Fitore në Grand Prix të Zagrebit

- Advertisement -

Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi, ka nisur në mënyrë të shkëlqyer garimin e saj në Grand Prix të Zagrebit, duke e mposhtur serben Andrea Stojadinov në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kasapi e fitoi këtë përballje të parë pas një dueli të fortë, ku arriti të triumfojë me Yuko në kohën shtesë, duke siguruar kalimin në raundin e ardhshëm.

Kjo fitore ka një rëndësi të veçantë, pasi kundërshtare ishte xhudistja serbe Stojadinov, dhe Kasapi tregoi një qëndresë të admirueshme, duke e mbyllur përballjen me sukses.

Sipas shortit zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), kundërshtarja e radhës e Kasapit do të jetë austriakja Carina Klaus-Sternwieser.

Kjo përballje bëhet pjesë e garës për të siguruar triumfin në Pool B dhe për të vazhduar drejt fazës gjysmëfinale.

Ndërkohë, një fitore të shkëlqyer në këtë Grand Prix ka regjistruar edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha, e cila gjithashtu e nisi me sukses paraqitjen e saj në Zagreb.

- Advertisement -