Aksionet e Nvidia pësuan një rënie prej më shumë se 13% në hapjen e tregut të enjten, pas njoftimit se bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv (CEO), Jensen Huang, ka vendosur të largohet nga pozita e tij.
Bordi i kompanisë bëri të ditur se Huang është tërhequr nga detyrat e tij si president, drejtor ekzekutiv dhe anëtar i bordit, me efekt të menjëhershëm.
Ndërkohë, drejtoresha financiare, Colette Kress, do të marrë rolin e drejtore ekzekutive e përkohshme, duke vazhduar njëkohësisht të mbajë pozitat e saj në departamentin e financave.




