Një përplasje e rëndë, e cila përfshiu një kamion dhe disa automjete të tjera, ka ndodhur në emiratin e Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke lënë pas 14 persona të vdekur dhe 30 të lënduar, njoftoi policia të enjten.
Ky incident shënon një nga aksidentet më vdekjeprurëse në këtë rajon.
Policia e Fujairah bëri të ditur se drejtuesi i kamionit humbi kontrollin e mjetit pak para mesnatës në rrugën “Sheikh Khalifa bin Zayed”, pranë hyrjes për në Fujairah.




