temp image 961 temp image 961

Vjedhje e Rëndë në Obiliq: 30,000 Euro Dëm nga Pajisjet e Braktisura të RTK-së

- Advertisement -

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bakshi të Obiliqit, në një objekt të braktisur të RTK-së.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë arritur të marrin një gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera, me një vlerë rreth 30.000 euro.

Në një mbledhje të Bordit në muajin tetor të këtij viti, ishin ngritur shqetësime rreth këtyre pajisjeve, të cilat nuk po i ruante askush.

Me propozim të drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, Bordi kishte vendosur t’i shiste këto pajisje.

Më 2 tetor, Bordi miratoi me 7 vota për dhe asnjë kundër propozimin e drejtoreshës Spahiu që pajisjet të dilnin në shitje, ndërsa vjedhja sipas raportit të policisë ka ndodhur dje më 11 nëntor.

Në mbledhjet e Bordit të RTK-së, disa prej të cilave janë monitoruar edhe nga “Zëri”, shpesh është ngritur shqetësimi se objektet ku ruhen pajisjet jashtë funksionit nuk i plotësojnë kushtet, pasi ato nuk kanë as kamera apo personel për sigurimin fizik të tyre.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -