temp image 964 temp image 964

Stuhia ‘Charles’ sjell mot të keq në Ballkan, përgatituni për reshje dhe erëra të forta

- Advertisement -

Pas Portugalisë dhe Spanjës, stuhia atlantike ‘Charles’ pritet të përhapet në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë reshje të mëdha shiu dhe erëra të fuqishme, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, dy ditët më problematike për vendin do të jenë e enjtja, 12 nëntor dhe e premtja, 13 nëntor.

E enjtja do të karakterizohet nga erëra të forta, ndërsa të premten reshjet e shiut do të intensifikohen, sidomos në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Parashikimet tregojnë se shpejtësia e erës në det të hapur mund të kalojë 80 kilometra në orë, kurse përgjatë brigjeve jugperëndimore mund të arrijë rreth 65 kilometra në orë.

Përkeqësimi i motit pritet të sjellë vështirësi për lundrimin dhe aktivitetet detare.

Autoriteti portual i Vlorës ka kërkuar nga operatorët në sektorin detar që të marrin masa për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Stuhia ‘Charles’ ka shkaktuar probleme të mëdha në Portugali, ku më shumë se 200 fluturime janë anuluar, shkollat dhe disa shërbime publike janë mbyllur, ndërsa autoritetet kanë regjistruar qindra incidente të lidhura me motin e keq.

Moti i paqëndrueshëm pritet të prekë edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.

Gjatë fundjavës, kushtet atmosferike në Shqipëri pritet të përmirësohen gradualisht, por temperaturat do të pësojnë rënie, sidomos në zonat e thella malore ku parashikohen reshje dëbore.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -