temp image 934 temp image 934 scaled

Kosova në Grand Prix Zagreb 2026: Xhudistët e rinj në garë për sukses

- Advertisement -

Ekipi përfaqësues i Kosovës në xhudo do të marrë pjesë në një tjetër garë ndërkombëtare, me gjashtë xhudistë që do ta përfaqësojnë vendin në Grand Prix Zagreb 2026.

Ky eveniment do të zhvillohet nga 13 deri më 15 nëntor në kryeqytetin kroat.

Kosova do të ketë një ekip të përbërë nga tri xhudiste dhe tri xhudistë, të cilët do të synojnë paraqitje të shkëlqyera dhe rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.

Në konkurrencën femërore, ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri në 48 kilogramë, Fatjona Kasapi në atë deri në 52 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve do të garojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë, si dhe Luke Davies në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Ekipi kosovar në Zagreb do të udhëhiqet nga trajnerët Fatos Tabaku dhe Kushtrim Gashi.

- Advertisement -