temp image 249 temp image 249 scaled

Arlinda Morina Shpreh Pëlqimin për Nora Tushin në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke i shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi.

Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk ka hezituar të tregojë se Nora i pëlqen, duke e bërë të qartë se nuk e ka problem ta shprehë këtë ndjenjë para banorëve të tjerë. “Mua më pëlqen kjo.

Po më pëlqen.

E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, dëgjohet duke thënë ajo.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se Arlinda më herët ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke deklaruar se është lesbike.

Kështu, një tjetër moment nga raportet mes banorëve në BBVK 5 ka marrë vëmendje, teksa mbetet të shihet nëse ky pëlqim do të ndikojë në raportin e dy vajzave gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në shtëpi po ashtu ka pasur edhe ngacmime ndërmjet konkurrentëve të tjerë, edhe pse ka pak kohë që ka nisur.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -