Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, përfshirë një shoqatë nga Kosova, në listën kombëtare të organizatave terroriste.
Po ashtu, me të njëjtin vendim, janë shtuar edhe 36 individë në listën e terroristëve.
Ky vendim është marrë nga Gjykata Penale në Kajro më 10 nëntor 2026 dhe do të jetë në fuqi për një periudhë prej pesë vitesh.
Aktvendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të lëndës numër 11108 të vitit 2026, e cila po trajtohet nga Prokuroria e Lartë për Sigurinë Shtetërore.
Në mesin e organizatave të përfshira në këtë listë është edhe Këshilli i Myslimanëve të Evropës, së bashku me degët e tij, si dhe disa shoqata islame që veprojnë në vende si Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Suedia, Zvicra dhe të tjera vende evropiane.
Organizata nga Kosova që është përfshirë në këtë listë të autoriteteve egjiptiane quhet “Cultural Foundation for Science and Education” ose në shqip ‘Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Edukim’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




