Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e çmimeve të produkteve bazë, duke theksuar se kostoja e shportës mujore për familjet në Kosovë është trefishuar.
Në një intervistë në RTV Dukagjini, Haradinaj ka theksuar se me çmimet aktuale, jeta e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.
Ai i ka drejtuar një pyetje qeverisë, duke kërkuar të dijë se çfarë masash janë ndërmarrë për të parandaluar këtë rritje të çmimeve. “Kushdo që jeton në Kosovë e din që shporta mujore është 3 fish më shumë për një familje.
Me këto çmime, jeta e qytetarëve po bëhet e papërballueshme.
Një pyetje për qeverinë: Çka keni bërë për mos me u rritë këto çmime?
Po flasim për produktet bazë”, ka deklaruar Haradinaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




