temp image 295 temp image 295 scaled

Pagat më të larta në Zvicër: Profesionet që do të ofrojnë të ardhura të jashtëzakonshme deri në 2027

- Advertisement -

Pagat në Zvicër vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në Evropë, dhe një parashikim i ri për vitin 2027 tregon se disa profesione mund të sjellin të ardhura vjetore që arrijnë qindra mijëra franga.

Sipas një analize të publikuar nga mediumi zviceran Watson, duke u bazuar në të dhënat e kompanisë së rekrutimit Robert Half, drejtuesit e financave dhe ata të teknologjisë informative pritet të jenë ndër profesionistët më të paguar në vend.

Në krye të listës janë drejtorët financiarë (CFO), për të cilët paga mesatare vjetore parashikohet të jetë 277,750 franga.

Për këtë pozitë, pagat mund të lëvizin nga 203,750 deri në 373,500 franga në vit.

Ndërkohë, drejtorët e teknologjisë informative (CIO) pritet të kenë një pagë mesatare vjetore prej 231,500 frangash.

Po ashtu, profesionet që lidhen me inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e teknologjisë ofrojnë të ardhura të konsiderueshme.

Në mesin e profesioneve me pagat më të larta renditen menaxherët e inxhinierisë për agjentët e inteligjencës artificiale, me të ardhura vjetore prej rreth 170 mijë frangash.

Pas tyre vijnë menaxherët e financave, me 158 mijë franga në vit, inxhinierët e inteligjencës artificiale, me 129,250 franga, si dhe udhëheqësit e departamenteve financiare, me 132,750 franga.

- Advertisement -