temp image 284 temp image 284 scaled

Zidane përballet me mungesa të tjera në Kombëtaren e Francës

- Advertisement -

Zinedine Zidane mund të përballet me një tjetër mungesë në Kombëtaren e Francës gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka pësuar një shqetësim fizik gjatë grumbullimit të skuadrës.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, reprezentuesi francez nuk arriti ta përfundonte stërvitjen e së martës, pasi ndjeu dhimbje në zonën pubike.

Mesfushori do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e problemit dhe nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë qëndrimin me Kombëtaren e Francës.

Kjo është një tjetër goditje e mundshme për Zidane, i cili tashmë ka humbur shërbimet e Pierre Kalulu dhe Marcus Thuram, që janë larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve.

Nëse edhe Tchouameni detyrohet të tërhiqet, atëherë Franca do të regjistronte mungesën e tretë për shkak të lëndimeve gjatë këtij grumbullimi.

- Advertisement -