Endrick është gjithnjë e më afër largimit nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, për shkak të dëshirës së tij për të marrë më shumë minuta dhe për të avancuar në karrierën e tij.
Braziliani ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon, duke regjistruar vetëm 85 minuta në La Liga dhe 56 minuta në Ligën e Kampionëve.\n\nEdhe pse trajneri Jose Mourinho ka shprehur disa herë dëshirën për ta mbajtur Endrick në Madrid, dëshira e futbollistit për të luajtur rregullisht mund të jetë vendimtare.
Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto, mundësitë që 20-vjeçari të largohet nga “Santiago Bernabeu” në dimër janë rreth 70 për qind.\n\n”Do të thoja se ekzistojnë 70 për qind mundësi që Endrick të largohet nga Real Madridi në formë huazimi në janar.
Edhe pse Mourinho ka thënë shumë herë se dëshiron që ai të qëndrojë, Endrick me të vërtetë dëshiron të luajë dhe të fitojë më shumë përvojë, kështu që vendimi do të jetë në duart e tij”, deklaroi ai.\n\nInteresimi për shërbimet e sulmuesit brazilian është i madh, me disa klube të njohura evropiane që janë në garë për të. “Ka disa klube të Ligës Premier që e duan, Roma dhe Milani gjithashtu janë të interesuara.
Nëse vendos të largohet, shumë klube do të jenë në pritje për të siguruar shërbimet e tij.”\n\n”Nëse ai i tregon klubit se dëshiron të largohet në formë huazimi, Real Madridi nuk do ta pengojë”, shtoi gazetari italian.




