Mesfushori i talentuar Edion Dërguti ka pasur një mundësi të madhe për të avancuar në karrierën e tij, me kalimin te gjiganti spanjoll Sevilla nga klubi i tij aktual, Lausanne-Sport.
Sevilla ka kohë që është në kërkim të një mesfushori që luan në stilin e Sergio Busquets, dhe Dërguti ka rënë në “radarët” e tyre, për shkak të performancave të shkëlqyera që ka treguar tek të rinjtë e Lausanne-Sport.
Klubi spanjoll e ka skautar këtë dardan të ri dhe është impresionuar nga mënyra se si ai luan, duke i dërguar atij një ftesë zyrtare për të kaluar në prova, para se të marrin vendimin përfundimtar nëse do ta nënshkruajnë me të një kontratë profesionale.




