temp image 280 temp image 280 scaled

Besiktas Rishikon Mundësinë për Transferimin e Edon Zhegrovës në Janar

- Advertisement -

Besiktas është duke shqyrtuar mundësinë për të rikthyer interesimin për Edon Zhegrovën në afatin kalimtar të janarit, duke marrë parasysh se situata e yllit të Kosovës te Juventusi ka ndryshuar dukshëm.

Klubi turk kishte shfaqur interesim për transferimin e anësorit kosovar edhe gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2026, por atëherë Zhegrova nuk ishte i bindur nga oferta dhe nuk dëshironte të largohej drejt Turqisë.

Megjithatë, situata tani është ndryshe, pasi aventura e tij në futbollin italian nuk ka shkuar siç ishte pritur.

Sipas raportimeve nga mediumi turk “Fotospor”, drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm të ndahen me Zhegrovën dhe janë të hapur për të shqyrtuar oferta të ndryshme, qoftë për transferim të përhershëm apo huazim.

Besiktas ka kërkuar përforcime për krahun e djathtë të sulmit gjatë verës, dhe së fundmi ka siguruar shërbimet e Ernest Pokut nga Bayer Leverkuseni në formë huazimi.

Megjithatë, futbollisti i ri nuk ka marrë minutat e lojës që priteshin, ndërsa paraqitjet e Vaclav Cernyt kanë ngritur pyetje.

Prandaj, largimi i çekut gjatë afatit kalimtar të janarit shihet si një mundësi shumë e madhe.

Në këtë situatë, Zhegrova mund të rikthehet në listën e dëshirave të klubit nga Stambolli, i cili mund të tentojë ta finalizojë marrëveshjen që nuk arriti ta realizonte gjatë verës.

- Advertisement -