Komuna e Podujevës ka marrë rreth 200 pajisje elektronike nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), të cilat do të shërbejnë për nevojat e institucioneve arsimore në këtë komunë.
Sipas njoftimit të Komunës, AAPSK-ja ka aprovuar kërkesën e kryetarit Shpejtim Bulliqi për sigurimin e këtyre pajisjeve në funksion të shkollave të Podujevës.
Në ceremoninë e pranimit të pajisjeve, e cila u mbajt të martën, mori pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica.
Pajisjet e pranuara përfshijnë televizorë, laptopë, monitorë, shtëpiza kompjuterike, printerë, DVR, tastiera dhe mausa.
Komuna ka njoftuar se në ditët në vijim këto pajisje do të shpërndahen në institucionet arsimore, me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre teknologjike.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




