Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet të fillojë intervistat me dëshmitarët gjatë javës së ardhshme.
Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, i cili është gjithashtu deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar se sot ka nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. “Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët.
Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi”, shkroi Ramadani.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




