Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka realizuar një vizitë në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W), ku është njohur me operacionet dhe aktivitetet trajnuese që po zhvillohen në këtë zonë.
Gjatë kësaj vizite, ai ka pasur një takim me kryetarin e Istogut, Ilir Ferati, me të cilin ka biseduar mbi situatën e sigurisë në nivel lokal dhe bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve komunale.
Në këtë takim, Vergori ka theksuar se procesi i optimizimit të misionit është një proces gradual dhe i mbështetur në vlerësimin e situatës së sigurisë. “Çdo përshtatje e pranisë së KFOR-it nuk e ndryshon mandatin e tij të përcaktuar nga OKB-ja dhe as përkushtimin e palëkundur për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë,” është shprehur ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




