temp image 270 temp image 270 scaled

Meghan Markle Shfaqet Në Publik Pas Skandalit Familjar

- Advertisement -

Meghan Markle është shfaqur për herë të parë në publik pas skandalit që lidhet me të atin, Thomas Markle, i cili është përmendur në një hetim rreth materialeve që paraqesin abuzim seksual të fëmijëve.

Dukesha e Sussex-it u paraqit në Bruksel bashkë me bashkëshortin e saj, princin Harry, në Parlamentin Evropian, ku po merrnin pjesë në një aktivitet mbi sigurinë e fëmijëve në internet. Çifti u fotografua duke ecur dorë për dore, ndërsa Meghan, e veshur me një pallto të gjatë dhe të errët, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me të atin.

Fillimisht ishte parashikuar që ajo të mbante një fjalim në këtë aktivitet, por në fund e anuloi paraqitjen publike.

Sipas një burimi, Meghan nuk ndihej mjaftueshëm e fortë emocionalisht për të folur para të pranishmëve.

Ndërkohë, Harry pritet të mbajë fjalimin kryesor, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën digjitale.

Gjatë vizitës, çifti do të prezantojë gjithashtu memorialin “Lost Screen Memorial”, një projekt i krijuar nga fondacioni i tyre Archewell, në kujtim të fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e përvojave të dëmshme në rrjetet sociale.

Muajin e kaluar, kur dolën për herë të parë akuzat ndaj babait të saj, me të cilin nuk ka kontakte që nga viti 2018, Meghan deklaroi se ishte thellësisht e tronditur.

Ajo zbuloi gjithashtu se në vitin 2019 kishte marrë, përmes policisë së Londrës dhe shërbimit përgjegjës për sigurinë e familjes mbretërore, një letër që përmbante akuza shqetësuese ndaj të atit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -