temp image 273 temp image 273 scaled

Detaje të Reja nga Gjyqi për Bandën e Laert Haxhiut: Dëshmia e Noizyt

- Advertisement -

Të dhëna të reja po dalin nga procesi gjyqësor në GJKKO lidhur me anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.

Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit në lokalin e tij në qershor të vitit 2022, ai ka qenë në gjumë dhe është njoftuar nga babai i tij. “Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi.

Më merr babi, më thotë ngjarjen.

Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, tha ai.

Kur prokuroria e pyeti për funksionin e objektit, Noizy u përgjigj: “Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash”.

Ai gjithashtu konfirmoi se e dinte se kush ia kishte vendosur tritolin. “E kam ditur kush e ka bërë.

Ka dalë vetë personi, Kleviol Ahmeti, dhe e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua.

Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice.

Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë.

E kam sqaruar mbi 20 herë se përse e ka bërë.

Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetin.

Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar.

Ofendon stafin dhe mua.

Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti.

Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi.

E ka pranuar vetë”, theksoi këngëtari.

Prokurori e pyeti: “E njihni Laert Haxhiun?” Ndërsa Noizy u përgjigj: “Nuk e njoh, vetëm pas rastit.

Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse.

E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën.

Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.” Kur gjykata e pyeti për informacionet rreth Kleviol Ahmetajt dhe motivin, ai tha: “Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale.

Motivin e doni troç?

Erdhi për t’u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.” Avokati e pyeti: “Mendoni se kush ju shan juve merr famë?” Ndërsa Noizy u shpreh: “Nuk e mendoj, merr shumë famë.

Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -