Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka krijuar dy grupe punuese për të shqyrtuar Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Kryesuese e Grupit Punues për Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë është emëruar deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ndërsa anëtarë të këtij grupi janë deputetja e LVV-së, Adelina Grainca, dhe deputeti i PDK-së, Fadil Demaku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




