Një nga banoret që po shkëlqen në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova është Kledja Muçaj, e cila vazhdon të jetë në qendër të interesimit të ndjekësve.
Stilistja ka filluar ditën me rutinën e saj të zakonshme të mëngjesit, duke shijuar një moment relaksi nën dush.
Kledja shihej teksa bënte dush, e qetë dhe e relaksuar, ndërsa në sfond dëgjohej muzika, duke krijuar një atmosferë të këndshme në ambientet e shtëpisë.
Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishin linjat trupore të stilistes, të cilat nuk kaluan pa u vënë re.
Kledja është një nga banoret që ka fituar simpatinë e publikut falë qetësisë dhe sjelljes së saj, duke u bërë një ndër personazhet më të komentuara të këtij edicioni.
Ajo shpesh arrin të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të spektaklit, të cilët duket se e kanë mirëpritur dhe përkrahur që nga paraqitjet e saj të para në shtëpinë e BBVK-së.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




