Bashkëshortja e Valdetit, banorit të Big Brother VIP Kosova 5, Valdrina, ka shprehur mendimin e saj në rrjetet sociale rreth mënyrës se si ai po e zhvillon lojën brenda shtëpisë më të njohur në Kosovë.
Në një postim në InstaStory, ajo ka publikuar një fotografi të Valdetit nga transmetimi televiziv, duke lënë të kuptohet se nuk është plotësisht e kënaqur me angazhimin e tij deri më tani.
Ajo ka shprehur dëshirën që Valdeti të bëhet më aktiv dhe të tregojë më shumë nga vetja, duke e parë deri tani si një nga banorët që nuk ka sjellë shumë dinamika në shtëpi.
Në të njëjtin reagim, Valdrina ka komentuar edhe atmosferën mes banorëve, duke vënë në dukje se situatat brenda shtëpisë kalojnë nga qetësia në përplasje.
Megjithatë, mesazhi i saj nuk ishte thjesht një kritikë ndaj bashkëshortit.
Valdrina ka ngritur edhe një çështje tjetër, duke u pyetur nëse është e mundur të krijohet atmosferë dhe argëtim pa pasur domosdoshmërisht debate apo konflikte.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




