Kiara Tito ka ndarë një tjetër përgjigje me ndjekësit në Instagram, duke folur për ndjenjat e saj ndaj bashkëshortit Luiz Ejlli.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, një prej tyre e pyeti se si ndihet që ka pranë një burrë që e shpreh hapur dashurinë për të dhe nuk ngurron të tregojë krenarinë që ndien për të. “Si ndihesh që ke në krahë një burrë që bërtet me kaq të madhe që të do dhe është krenar?”, ishte pyetja drejtuar Kiarës.
Moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet, duke shprehur hapur lumturinë dhe krenarinë që ndien për bashkëshortin e saj. “E lumtur dhe krenare për burrin tim. Çdo gjë e ka kohën e vet.
Dhe mos harroni, karma e gjen gjithmonë rrugën e saj”, tha mes tjerash.
Përveç deklaratës së dashurisë dhe mbështetjes ndaj Luizit, vëmendje mori edhe fjalia tjetër, përmes së cilës la një mesazh për kohën dhe karmën.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




