Alice Huang, një drejtuese në sektorin e teknologjisë, dyshohet se ka spiunuar për Kinën gjatë një marrëdhënieje me shefin e Nvidia-s, Jensen Huang, sipas raportimeve të mediave amerikane.
E njohur edhe si Huang Le, ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në kompaninë Megaspeed International, me qendër në Singapor, që operon në sektorin e qendrave të të dhënave.
Sipas New York Times, Alice Huang është shtetase kineze dhe dyshohet se është rekrutuar nga Pekini për të mbledhur informacione mbi Jensen Huang, një nga figura më të rëndësishme në industrinë globale të inteligjencës artificiale.
Pavarësisht mbiemrit të njëjtë, Alice Huang nuk ka asnjë lidhje familjare me 63-vjeçarin Jensen Huang, i cili është lindur në Tajvan.
Raportet tregojnë se ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe ka lidhje të forta në nivelet më të larta të industrisë së çipave për inteligjencën artificiale.
Një profil i gjetur në një databazë kineze fondesh tregon se Alice Huang ka punuar më parë në HSBC, si dhe si gazetare për CCTV dhe Hunan TV.
Mediat amerikane kanë raportuar se Alice Huang dhe Jensen Huang kishin një marrëdhënie të afërt.
Vetë shefi i Nvidia-s u ka thënë punonjësve të tij se ishte “thellësisht i penduar” për pabesinë ndaj bashkëshortes së tij.




