temp image 235 temp image 235 scaled

Çmimet e Espresso-s në Zvicër: Nga Cyrihu në Tiçino

- Advertisement -

Një espresso në Zvicër mund të kushtojë deri në 6 franga, dhe dallimet në çmime janë të mëdha nga një rajon në tjetrin.

Sipas një studimi të kompanisë këshilluese Deloitte, i publikuar nga mediumi zviceran Watson, Cyrihu prin me çmimet më të larta, ndërsa kantoni i Tiçinos doli si rajoni më i lirë për këtë pije.

Studimi është realizuar përmes një ankete me 580 kafeteri në të gjitha rajonet e Zvicrës, dhe të dhënat tregojnë se një espresso kushton mesatarisht 4.67 franga në Cyrih, 4.40 franga në Bazel dhe 4.31 franga në Bernë.

Në Lozanë, mesatarja është 3.91 franga, ndërsa në Gjenevë 3.84 franga.

- Advertisement -