Këngëtari i njohur kosovar, Blero, i cili shpesh herë tërheq vëmendje me komentet e tij në rrjete sociale – sidomos për ndeshjet e futbollit – këtë herë ka vendosur të shprehë një mendim që lidhet me politikën.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, artisti është përfshirë në diskutimet e fundit pas një interviste të deputetit Nezir Kraki.
Blero ka ndarë një fotografi të deputetit dhe ka shoqëruar postimin me një mbishkrim thumbues, duke shkruar:
“S’ka asgjë më fyese për inteligjencën, sesa kur injoranca flet me bindje.”
Ky reagim i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar menjëherë duke e përkrahur ose kundërshtuar mendimin e artistit. Si gjithmonë, Blero di si të jetë në qendër të vëmendjes – kësaj radhe, jo për muzikë, por për një reagim që lidhet me debatet politike në vend.

