Reagimi i Ramush Haradinajt pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara
Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të, siç nënvizoi ai, të drejtës së Kosovës.
Haradinaj theksoi se, pavarësisht vështirësive, puna mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi. “Dje u kry një punë e mirë në Kosovë, u votua Ligji për Kufizimet për Dhomat e Specializuara.
Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë.
Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu ka uruar presidenten e zgjedhur, Justina Shiroka-Pula, duke i dëshiruar sukses në detyrën e saj të re.
Haradinaj u ndal edhe te zhvillimet politike në vend, duke shprehur se mbeten ende çështje të rëndësishme për t’u adresuar. “Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry.
Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend.
Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë”, theksoi ai.
Haradinaj bëri thirrje për krijimin e një opozite të fortë, duke shprehur gatishmërinë e Aleancës për të marrë përgjegjësi politike. “Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme.
Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës”, përfundoi Haradinaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

