Sot dhe nesër në Paris do të mbahet Forumi i Paqes.
Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. “Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve dhe institucioneve, si dhe me personalitete të njohura të arsimit, akademisë, artit dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




