temp image 675 temp image 675

Njoftim për Intervenime në Rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimit nga KRU Mitrovica

- Advertisement -

Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellsit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, këto punime do të zhvillohen në lokacionet e mëposhtme për rrjetin e ujësjellësit: rruga Viktor Hygo, Bill Klinton, Hoxhë Hasan Tahsini, Xhevat Jusufi, Haki Misini, Ferki Aliu, Obiliceva, si dhe në fshatrat Gradec dhe Frashër.

Ndërkaq, për rrjetin e kanalizimit, punimet do të kryhen në rrugët Muzeu, Fadil Deliqi, Kralja Petra I dhe në fshatin Vinarc i Poshtëm.

Të nderuar konsumatorë, ekipet tona do të realizojnë intervenime në lokacionet e mëposhtme: **RRJETI I UJËSJELLËSIT:** – Rr. “Bill Klinton” – Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini” – Rr. “Xhevat Jusufi” **RRJETI I KANALIZIMIT:** – Rr. “Fadil Deliqi” – Fshati Vinarc i Poshtëm – Rr. “Kralja Petra I” Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.

Në këtë rast, ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -