Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë në plan të takohen në Kinë javën e ardhshme për bisedime trepalëshe, me qëllim që të diskutojnë për mënyrat e përfundimit të luftës në Iran.
Trump u shpreh se pret të takohet me liderët rusë dhe kinezë në një samit të rajonit Azi-Paqësor, i cili do të zhvillohet në Shenzhen të Kinës më 18-19 nëntor. “Epo, unë do të shkoj në Kinë”, tha Trump të dielën, “dhe një nga takimet, besoj, do të jetë me presidentin Putin dhe presidentin Xi; do të jetë diçka interesante”.
Ai gjithashtu theksoi: “Do të diskutojmë për shumë çështje, përfshirë denuklearizimin, por do të flasim për një sërë temash të tjera.
Po përpiqemi t’i japim fund luftës në Iran”.




