temp image 230 temp image 230 scaled

Konflikti 35-vjeçar mes dy fqinjëve zviceranë: Një histori hasmërie dhe akuza

- Advertisement -

Një konflikt mes dy fqinjëve zviceranë në komunën Roggwil, në kantonin e Bernës, ka vazhduar për plot 35 vjet, ndërsa as ndërhyrjet e policisë dhe as përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes nuk kanë arritur të ndalin hasmërinë mes tyre.

Bëhet fjalë për René Duppenthaler, 72-vjeçar, dhe fqinjin e tij 77-vjeçar, Hans M., të cilët janë në konflikt që nga viti 1991.

Mosmarrëveshja kishte filluar për disa shkurre që, sipas njërit prej tyre, ishin mbjellë shumë afër kufirit të pronës.

Me kalimin e viteve, situata është përshkallëzuar në akuza të ndërsjella, ankesa në polici dhe pretendime për dëmtime të pronës.

Rasti ka marrë një zhvillim të ri në fund të tetorit, kur policia e kantonit të Bernës është paraqitur në shtëpinë e Duppenthalerit me urdhër kontrolli.

Në qendër të hetimeve janë kamerat e sigurisë që 72-vjeçari kishte vendosur rreth pronës së tij, për të cilat fqinji pretendon se e filmojnë atë dhe familjen e tij pa pëlqim.

Hans M. e akuzon gjithashtu fqinjin se i ka helmuar një pemë kajsie, pretendime që Duppenthaler i mohon.

Ky i fundit thotë se kamerat i ka vendosur për të mbrojtur shtëpinë dhe pronën e tij nga incidentet e mëparshme.

Sipas raportimeve, policia ka kontrolluar kamerat dhe pamjet e regjistruara në telefonin e 72-vjeçarit, ndërsa ndërhyrja ka zgjatur rreth 30 deri në 45 minuta.

- Advertisement -