Xheneta Fetahu tregon të vërtetën pas bluzës së Gjestit në videoklip: “Po, ajo ishte e tij”
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka marrë sërish vëmendjen e publikut me rolin e saj në videoklipin më të ri të Adrit dhe Iliranes.
Në një nga skenat më emocionale të klipit, ajo shihet duke mbajtur në duar një bluzë dhe duke shpërthyer në lot – moment që u bë menjëherë viral dhe shkaktoi shumë reagime në rrjete sociale.
Fansat nisën menjëherë të aludojnë se bluza që Xheneta përqafonte i përkiste Gjestit, ish-partnerit të saj, me të cilin kishte pasur një lidhje shumë të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.
Pas zhurmës në rrjet, Xheneta vendosi të reagojë përmes një live në TikTok, ku konfirmoi zërat:
“Po, ishte bluza e tij,” – deklaroi ajo me sinqeritet.
Ky pranim e bëri edhe më të ndjerë momentin e klipit, duke shtuar interesin e publikut për projektin muzikor dhe duke rikthyer vëmendjen tek historia e saj me Gjestin.
Ndjekësit e Xhenetës e kanë përgëzuar për hapjen dhe ndershmërinë e saj, duke e cilësuar këtë si një mënyrë të ndjeshme dhe reale për të shprehur emocionet pas ndarjes.
@shikotani #fyp #viral #gjesti #xheneta ♬ originalljud – ShikoTani

