Sara Hoxha ndan moment familjar me vajzën dhe Erik Fullanin – detaji që “tradhëtoi” gjithçka!

Prej disa muajsh, mediat rozë kanë qenë të mbushura me lajme rreth një romance të mundshme midis Sara Hoxhës, blogeres dhe sipërmarrëses së njohur, dhe Erik Fullanit, djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Thashethemet nisën gjatë verës, kur u publikuan pamje të tyre së bashku në jug të vendit.

Megjithatë, si Sara ashtu edhe Eriku kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë, duke mos e pranuar apo mohuar lidhjen e përfolur.

Së fundmi, një video e postuar nga vetë Sara Hoxha në Instagram ka ngjallur sërish reagime të shumta dhe duket se i ka dhënë fund çdo dyshimi. Në videon e publikuar, Sara shfaqet në shtëpi me vajzën e saj, Poin, teksa hapin qeset e ushqimit nga “Frit” – biznesi i saj i ri gastronomik. Por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte një detaj i vogël: në video shfaqen edhe duart e një personi tjetër që ndihmonte gjatë xhirimit.


- Advertisement -

Vëmendja e ndjekësve u përqendrua te ora e dorës që mbante ai person, e cila është identike me atë që Erik Fullani mban shpesh në postimet e tij në rrjetet sociale. Pak më vonë, Eriku publikoi edhe vetë një video në Instagram, ku shihej me të njëjtën orë dhe duke shijuar ushqim nga i njëjti brand – “Frit”.

Ky “detaj i vogël”, për publikun është konsideruar si konfirmimi i parë jozyrtar i lidhjes mes Sarës dhe Erikut. Pas pamjeve verore, ky duket të jetë hapi i radhës që tregon se çifti ka vendosur të mos e fshehë më afërsinë e tyre.


- Advertisement -