temp image 574 temp image 574 scaled

Samir Ujkani në Podcastin ‘Arena e Yjeve’: Sfida me Izraelin dhe Irlandën

- Advertisement -

Në episodin e ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, i cili aktualisht mban postin e zëvendësdrejtorit të ekipit kombëtar.

Ujkani diskutoi për zhvillimet e fundit te “Dardanët”, ku përmendi tri prurjet e reja, punën e trajnerit Franco Fodë dhe objektivin kryesor të Kombëtares.

Ky episod është realizuar me mbështetje nga sponsorin zyrtar, Exfis.

Ish-kapiteni gjithashtu ka folur për dy sfidat e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, ato ndaj Izraelit në shtëpi dhe ndaj Irlandës në udhëtim.

Ai shprehu besimin se me mentalitetin e duhur të lojtarëve, Kosova do të përpiqet të nxjerrë maksimumin nga këto dy ndeshje. “Synimin si e thashë edhe më herët, na synimin e kemi gjithmonë që me shku me marrë maksimumin.

Po, normalisht, tash çdo ndeshje ka historinë e vet”, tha Ujkani.

Ai theksoi se “Izraeli është një kombëtare shumë e vështirë, shumë e vështirë.

E kemi pa edhe atje kur luajtëm kundër tyre”. “Po tash normalisht 90 minuta janë në pyetje si ne jemi, qysh jemi edhe besoj se me me mentalitet të duhur qysh e kemi deri tash, besoj se do të arrijmë ta nxjerrim një rezultat pozitiv, e tani në Irlandë finalja”, shtoi ai. “Ndoshta bëhet edhe finale, po pse jo, se është krejt varet çka bëjnë ata me Austrinë”, përfundoi Ujkani.

- Advertisement -