temp image 575 temp image 575 scaled

Dion Kacuri, Heroi i Austria Lustenau në Fitoren ndaj GAK-ut

- Advertisement -

Mesfushori i Kosovës, Dion Kacuri, ka pasur një performancë të shkëlqyer në fitoren e Austria Lustenaut ndaj GAK-ut, në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit austriak.

Kacuri shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin 2-1 dhe duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Ky triumf shënoi një rikthim te fitoret për Austria Lustenau, pas humbjes së thellë 5-1 nga Salzburgu në xhiron e kaluar.

Performanca e tij vendimtare e shpalli mesfushorin kosovar si lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore, me notën 8.4.

Përveç golit të shënuar, Kacuri regjistroi edhe statistika të tjera mbresëlënëse.

Ai kompletoi 61 pasime me saktësi prej 88 për qind, pati tri goditje drejt portës, dy prej të cilave në kuadrat, si dhe regjistroi 11 rikuperime të topit dhe katër duele ajrore të fituara.

Forma e mirë e mesfushorit vjen në një moment të rëndësishëm, pasi ai është përfshirë në listën e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.

- Advertisement -