temp image 583 temp image 583 scaled

Samir Ujkani Flet për Zhvillimet e Kombëtares së Kosovës në Podcastin ‘Arena e Yjeve’

- Advertisement -

Në episodin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, kemi si mysafir ish-kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, i cili aktualisht është zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar.

Ujkani ndan mendimet e tij për zhvillimet e fundit te “Dardanët”, duke përmendur tri prurjet e reja, punën e trajnerit Franco Foda dhe objektivin e madh të Kombëtares.

Ky episod është realizuar me mbështetje nga sponsorin zyrtarë Exfis.

Ish-kapiteni Ujkani ka theksuar rëndësinë e trajnerit Franco Foda, duke i dhënë merita të mëdha për rezultatet pozitive të Kosovës.

Ai tha: “Franco Foda ma së pari është një super trajner, na e dina për atë arsye e kemi shiku, para se me zgjedhë e kemi shiku historinë e tij.

Tash është trajner në klub e trajner në kombëtare, është ndryshe.” Ujkani gjithashtu theksoi se Foda po punon ngushtë me stafin e tij, duke theksuar se “zgjedhja e Federatës ka qenë trajner me staf”.

Ai tha: “Tash edhe stafi i tij që është i shkëlqyeshëm se janë t’u punu ditë e natë edhe kjo e bën diferencën sepse trajneri nuk mundet me punu një orë, ose dy orë, ose tri orë.” Sipas Ujkanit, puna e përkushtuar është kyçe, duke shpjeguar se: “Është ndoshta dhjetë orë, ndoshta 12 orë, ndoshta ke me shiku dy herë kundërshtarin para se me me bo taktikën tënde edhe këta janë duke punu shkëlqyeshëm.”

- Advertisement -