temp image 572 temp image 572 scaled

Rilind Nivokazi Shënon Dy Gola në Ndeshjen Kundër Vaduzit

- Advertisement -

Rilind Nivokazi është duke kaluar një moment fantastik në futbollin zviceran.

Ai ka qenë protagonist i shkëlqyer në ndeshjen që Sioni po zhvillon aktualisht në udhëtim ndaj Vaduzit, në kuadër të javës së 13-të të kampionatit.

Sulmuesi ka arritur të realizojë dy gola brenda vetëm katër minutash, duke shënuar fillimisht në minutën e 11-të dhe më pas në të 15-tën.

Te goli i parë, Nivokazi u asistua nga Donat Rrudhani, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në epërsinë e skuadrës mysafire.

Me këto dy realizime, Nivokazi ka arritur në kuotën e pesë golave në kampionatin zviceran, duke vërtetuar formën e shkëlqyer që po kalon këtë sezon.

Nga ana tjetër, nga minuta e parë për Vaduzin po luan edhe Lutfi Dalipi, i cili ditë më parë refuzoi mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.

Ky futbollist pritet ta vendosë në të ardhmen se cilën përfaqësuese do ta zgjedhë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

- Advertisement -