temp image 151 temp image 151 scaled

Ramë Lahaj sjell muzikë shqiptare në Vjenë

- Advertisement -

Tenori kosovar Ramë Lahaj do të mbajë nesër, më 8 nëntor, një koncert në Vjenë të Austrisë, ku do të ngjitet në skenën e njohur të Großer Saal në Wiener Konzerthaus.

Koncerti është pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, nëpërmjet të cilit artisti po prezanton një repertor unik që bashkon muzikën shqiptare me disa nga veprat më të njohura të muzikës botërore.

Në këtë ngjarje, Lahaj do të shoqërohet nga ARMA Ensemble, me të cilin do të ofrojnë një program muzikor që kombinon traditën shqiptare me repertorin klasik ndërkombëtar.

Turneu “PASSION & ORIGIN” ka filluar më 10 tetor në Zürich të Zvicrës, ndërsa ndalesa e dytë u realizua më 30 tetor në Düsseldorf të Gjermanisë.

Pas koncertit në Vjenë, Ramë Lahaj dhe ARMA Ensemble do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre ndërkombëtar me një tjetër paraqitje në Toronto të Kanadasë, më 13 dhjetor.

Koncerti në Wiener Konzerthaus do të nisë në orën 19:00, ndërsa biletat mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -