Pas një përballjeje të tensionuar mes Jonës dhe Doresës në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ish-banorja e këtij formati, Benita Zena, ka reaguar.
Debati mes dy vajzave, i cili kishte si qendër akuzat për bullizim, ofendime dhe komentet e pretenduara në një grup të mbyllur në Facebook, u zhvillua me tone të larta dhe përfundoi pa kërkimfalje mes palëve.
Pas kësaj përballjeje, Benita ka vendosur të publikojë disa mesazhe private që kishte marrë nga Jona gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova.
Në një prej mesazheve, Jona i kishte shprehur mbështetje ish-banores, duke i shkruar: “Shumë padrejtësi t’u bë.
Qëndro e fortë.
Të dua”.
Krahas publikimit të bisedave, Benita ka ndarë edhe qëndrimin e saj lidhur me përplasjen e fundit, duke shprehur mbështetje për Jonën. “Unë mendoj që një periudhë kaq e gjatë kohore mund t’i ndryshojë shumë njerëzit, por sinqerisht nuk i di të gjitha historitë dhe as gjithçka që ka ndodhur dy vajzave.
Megjithatë, nga ajo që kam parë dhe nga mënyra se si më ka respektuar dhe mbështetur mua si femër, unë jam me Jonën”, ka shkruar Benita.
Përmes këtij reagimi, ish-banorja ka theksuar se qëndrimi i saj bazohet në përvojën personale dhe raportin që ka pasur me Jonën, duke pranuar njëkohësisht se nuk i njeh të gjitha rrethanat e konfliktit mes saj dhe Doresës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




